Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferëncë për shtyp, e cila u transmetuar edhe në Facebook-un e saj, dha detaje lidhur me të infektuarit me koronavirus.
Mirëpo në “live-in”e saj ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili preferoi që të qëndronte i qetë deri në momentin kur një nga komentuesit nuk ishte shumë ‘falenderues’ për masat e marra nga qeveria.
Menjëherë Rama ka reaguar duke iu kthyer komentuesit me fjalët: ‘Turpin ta mbash për vete dhe hapi veshët e mëso!’
Por mesa duket më pas ka qënë vetë Rama personi që e ka zënë “turpi” duke fshirë komentin e tij nga videoja e ministres Manastirliu.

