TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Surprizë në Bundesligë, Leverkusen mund Bayern Munchen

20:16 / March 19, 2023

Adoleshenti shqiptar rrëfen udhëtimin e frikshëm me gomone drejt Anglisë

20:04 / March 19, 2023

Berisha pas takimit Kurti-Vuçiç: Presidenti i Serbisë kishte urdhër nga Kremlini të mos firmoste

19:50 / March 19, 2023

Pamje virale, Kiara i bën shenjë me këmbë të mos flasë, Luizi e largon me inat

19:36 / March 19, 2023

Si ta njohim xhelozinë? 4 shenja mund ta tregojnë këtë

19:28 / March 19, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Turqi, gazetarët kritikë përballen me gjoba dhe arrestime

21:48 / March 12, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Turqi po paralajmërojnë se media e pavarur turke përballet me gjoba dhe arrestime pas raportimeve kritike mbi reagimin e autoriteteve pas tërmeteve të muajit shkurt. Shumë ekspertë dhe gazetarë thonë se situata do të përkeqësohet ndërsa në vend do të zhvillohen në muajin maj zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në Turqi, mediat lokale si “Jin News” ishin në ballë të raportimit për tërmetet vdekjeprurëse të muajit shkurt. Por raportimet e gazetarëve që kritikonin reagimin e ngadaltë të qeverisë dhe shërbimeve të urgjencës tërhoqën vëmendjen e autoriteteve.

“Policia na mori kartat e gazetarit, që na identifikojnë. Dhe më pas na çuan në rajonin e policisë. Na mbajtën atje për 3 deri në 4 orë dhe na pyetën: ‘Pse keni ardhur në zonën e tërmetit?’”, tregon gazetarja Sema Caglar.Sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e mediave disa gazetarë u arrestuan në zonat e tërmetit dhe pajisjet e tyre të punës u konfiskuan ose u shkatërruan. Qeveria këmbëngul se nuk ka asnjë politikë kundër medias, duke pretenduar se çdo abuzim është kryer nga oficerët, që punojnë në një situatë të vështirë.

Por stacionet televizive të pavarura si Halk TV, të cilat kanë qenë kritike për mënyrën e reagimit të qeverisë pas tërmetit, u vunë gjithashtu në shënjestër me gjoba të rënda dhe ndalime të përkohshme të transmetimit për “nxitje të urrejtjes publike”.

“Në Turqi, më shumë se 90% e medias është nën kontrollin e qeverisë. Pra, e dinim që gjobat do të vinin sepse po përcillnim zërin e popullit dhe zërin e të mbijetuarve nga tërmeti”, thotë Bengü Şap Babaeker, drejtore e “Halk News”.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e gazetarëve kanë dënuar gjobat, duke thënë se stacionet televizive janë të angazhuara në raportime kritike dhe se ndëshkimet kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Turqi.

“Duhet të theksojmë se këto gjoba kanë në shënjestër stacionet kryesore televizive që janë kritike me qeverinë para zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen më 14 maj”, thotë Erol Önderoğlu, nga organizata “Reporterët pa Kufij”.

Për ngritjen e akuzave, tani prokurorët po mbështeten tek një legjislacion të ri, sipas të cilit dezinformimi në mediat sociale konsiderohet vepër penale dhe dënohet me burg. Me zgjedhjet presidenciale, disa gazetarë thonë se gjërat mund të përkeqësohen.

“Nuk mendoj se tyrsnia e qeverisë ndaj shtypit do të ulet, madje do të bëhet më e vështirë me procesin zgjedhor përpara”, thotë Sema Caglar, gazetare në “Jin News”.

Ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi po e kalon shifrën 50 mijë dhe miliona persona janë ende të pastrehë, analistët sugjerojnë se qeveria mund të përpiqet të kontrollojë ose të shtypë çdo raportim kritik mbi reagimin e qeverisë.

Erdogan Gazetaret turqi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Berisha pas takimit Kurti-Vuçiç: Presidenti i Serbisë kishte urdhër nga Kremlini të mos firmoste

19:50 / March 19, 2023

Franca nuk gjen qetësi nga protestat, reforma e pensioneve kthehet në sfidë për Macron

19:05 / March 19, 2023

Protestat masive në Izrael, Netanyahu i prerë: Nuk e pranoj dhunën dhe anarkinë

18:15 / March 19, 2023

Kryetari i PDK-së e quan ‘dështim të madh politik’ dakordësimin në Ohër

16:00 / March 19, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Adoleshenti shqiptar rrëfen udhëtimin e frikshëm me gomone drejt Anglisë

20:04 / March 19, 2023

Ngjarje e rëndë në Athinë, plagoset me thikë 15-vjeçari shqiptar

18:40 / March 19, 2023

Në pranga 168 policë, raporti i AMP: Shumica për korrupsion e shpërdorim detyre

16:46 / March 19, 2023

Ndërron jetë foshnja shqiptare në Kosovë, nisin hetimet

15:35 / March 19, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Surprizë në Bundesligë, Leverkusen mund Bayern Munchen

20:16 / March 19, 2023

Adoleshenti shqiptar rrëfen udhëtimin e frikshëm me gomone drejt Anglisë

20:04 / March 19, 2023

Berisha pas takimit Kurti-Vuçiç: Presidenti i Serbisë kishte urdhër nga Kremlini të mos firmoste

19:50 / March 19, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.