Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqi: Hapet zyrtarisht xhamia më e madhe në vend, “Çamlıca”

23:29 / May 3, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Turqia zyrtarisht ka inauguruar xhaminë më të madhe të vendit, e cila ndodhet në një kodër me pamje nga ngushtica e Bosforit dhe e dukshme nga i gjithë Stambolli, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti për namazin e xhumasë në kompleksin e xhamisë “Çamlıca”, xhami e cila është projektuar me një kapacitet prej 63 mijë besimtarëve.

Në ceremoninë e hapjes së xhamisë “Çamlıca” të pranishëm ishin Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidenti i Guinesë, Alpha Conde, Presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, së bashku me disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.

E ndërtuar në stilin osman të arkitekturës “Seljuk”, xhamia është e dukshme nga i gjithë qyteti i Stambollit.

Përveç xhamisë, kompleksi përmban një muze të artit turk islamik, si dhe një bibliotekë, galeri arti, sallë konferencash dhe disa punëtori.

Gjashtë minaret e saj përfaqësojnë gjashtë aspekte kryesore të besimit. Katër prej tyre janë 107.1 metra të larta, në shenjë simbolike për fitoren e turqve Seljuk në qytetin e Turqisë lindore Malazgirt në vitin 1071 kundër ushtrisë bizantine.

Kupola e saj e lartë 72 metra përfaqëson 72 kombet që jetojnë në qytet. Kupola e dytë, me një diametër prej 34 metrash, përfaqëson numrin zyrtar të licencës së Stambollit.

Gjashtëmbëdhjet emra të Allahut janë gdhendur në muret e brendshme të kupolës, duke simbolizuar numrin e shteteve të themeluara nga turqit gjatë historisë.

Një ulëse tre pjesëshe në kupolën kryesore peshon 4.5 tonë dhe ka një lartësi prej 7.77 metra dhe është më i madhi i këtij lloji.

Xhamia me e madhe ne Turqi

Në dyshemenë e xhamisë është shtruar një qilim 17 mijë metra katror i punuar me dorë, si dhe Hutbeja 21 metra e lartë që mund të ngrihet përmes ashensorit, ku do të mbahen predikimet e xhumasë dhe festave të tjera fetare.

Çamlıca madhe turqi xhamia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Antonio Costa i bën thirrje Shkupit të ndryshojë Kushtetutën për të nisur negociatat me BE

21:35 / May 15, 2025

Sonte gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit/ Parashikimet për kualifikimet e mbrëmjes

21:11 / May 15, 2025

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës, Osmani: Nëse procesi zvarritet do i drejtohem Gjykatës Kushtetuese

20:41 / May 15, 2025

Zhduket statuja e Melania Trump në Slloveni

19:52 / May 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.