Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Turqia apo Greqia? Cila ka ushtrinë më të fuqishme, avantazhet dhe dezavantazhet në rast lufte

17:53 / September 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia dhe Greqia janë në një rivalitet të fortë mes tyre në Mesdhe duke bërë që NATO të japë alarmin për një luftë të vërtetë mes dy anëtarëve të saj. Në këto kushte, kreu i NATO-s, Stolteberg ka filluar negociimin e një marrëveshjeje mes liderëve grekë dhe turq për të arritur në një pikë të përbashkët në lidhje me ishujt dhe pasuritë në detin Egje.

Megjithatë, duke iu frikësuar një përballje ushtarake me Ankaranë, Athina ka vendosur të armatoset, duke blerë avionë, mjete ushtarake dhe armë.

Më datë 12-13 shtator, krerët e shtetit grek pritet të shpalosin programin masiv të armatimit të vendit, i cili parashikon blerje avionësh si edhe modernizim të marinës dhe këmbësorisë.

Athina zyrtare mësohet se është në bisedime me Francën dhe një sërë vendesh të tjera mbi blerjet e armëve për të fuqizuar forcat e saj të armatosura, ndërkohë që tensionet me Turqinë në rajonin e Mesdheut Lindor vijnë duke u rritur.

Mediat greke shkruajnë se Athina kishte rënë dakord për të blerë 18 avionë luftarakë të prodhuar nga kompania franceze “Dassault Rafale”.

Investimet në ushtri
Si Greqia, ashtu edhe Turqia kanë investuar në shuma të mëdha parash për fuqizimin e ushtrisë dhe flotës detare.

Turqia ka nisur ndërtimin e luftanijeve dhe fregatave ndërkohë që Greqia po lobon për hapjen e bazave amerikane.

Avion F 16 i Greqise
Avion F-16 i Greqise

Por dhe pse është vendi i dytë që kontribuon më shumë në NATO dhe është shtëpia e disa bazave amerikane, Greqia vazhdon të ndihet e rrezikuar nga përplasjet me Turqinë.

Forcat e armatosura të Greqisë vlerësohet të jenë gjithsej 360.500 personel, sa gjysma e Turqisë, e cila ka afërsisht 735,000 ushtarë.

Fuqia aktuale

Mund të thuhet se Greqia ka më shumë se 1.500 tanke në arsenalin e saj ushtarak, dyfishi i Britanisë së Madhe. Ndërkohë sipas GlobalFirePower, Turqia ka rreth 2 600 tanke.

Tanket turke “Leopard” prodhim i Gjermanise
Tanket turke, “Leopard”, prodhim i Gjermanise

Të dyja vendet kanë një gamë të ngjashme nëndetësesh, anijeve patrulluese, fregatash por aftësitë detare të Greqisë janë më të kufizuara se ato të Turqia, pasi shumë anije janë të vjetëruara.

Dhe që nga kriza financiare e Greqisë, përpjekjet për modernizimin detar kanë qenë të ngadaltë.

Athina, megjithatë, ka avantazhin e të pasur aleatëve rajonalë, pasi ka në krahun e saj Egjiptin, Izraelin, Qipron Greke, Italinë dhe Jordaninë.

Por me gjithë investimet e saj, Greqia nuk do ta përballonte kurrë e vetme ushtarakisht Turqinë.

Marina turke konsiderohet një nga katër marinat më të forta në Mesdhe.

Gjatë dy dekadave të fundit, Turqia ka zgjeruar aftësitë e saj detare, veçanërisht pasi tensionet në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar.

Buxheti

Sa i përket buxhetit të ushtrisë, Turqia e ka 19 miliard dollar, kurse Greqia 4.8 miliard dollar.

Tanke

Turqia ka 1 055 avionë, kurse Greqia 566. Sa i përket avionëve gjuajtës, Turqia ka 206 të tillë, kurse Greqia 187.

Dronët

Ndërkohë, Turqia ka një avantazh të madh ndaj grekëve sa i përket dronëve.

Sëfundmi, Turqia ka investuar mjaft në këtë drejtim duke patur edhe dronë që kryejnë sulme me raketa kundrejt objektivave të caktuar.

drone 640x480 1

Megjithatë, ekspertët ushtarakë e konsiderojnë me mjaft kosto një tentativë të Turqisë për të pushtuar Greqinë, pasi ushtrisë turke do t’i duhej të orvatej për ditë apo javë të tëra mes ishujve të shumtë në Egje, të cilët janë të pajisur me bateri të ndryshme të mbrojtjes ajrore apo ndaj anijeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.