Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia i vë kushte Shkupit për NATO: Ekstrado 15 shtetasit turq të organizatës FETO

23:23 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan zaev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia i ka vendosur kusht Shkupit zyrtar për të kaluar në parlamentin turk ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas mediave, Ankaraja i ka kërkuar në rrugë zyrtare Shkupit, ekstradimin e 15 shtetasve turq të organizatës FETO, të akuzuar për pjesëmarrje në tentativën e dështuar për grusht shteti në vitin 2016.

E përditshmja greke Kathimerini, shkruan se shtetasit në fjalë akuzohen nga autoritetet si pjesë e rrjetit të Fetullah Gylenit, i dyshuari kryesor për organizimin e përpjekjes për grusht shteti.

Kjo çështje u ngrit edhe nga ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar gjatë një vizite zyrtare në Shkup më 3 prill. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e hodhi poshtë kërkesën e Ankarasë dhe për këtë mori mbështetje nga zyrtarët europianë, të cilët gjithashtu i bënë thirrje qeverisë që të respektojë të drejtat e njeriut të këtyre 15 qytetarëve turq.

Nga ana tjetër ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Sheqerinska, tha se Turqisë i duhet kohë për ratifikimin e protokollit të pranimit në NATO.

Ankaraja po negocion gjithashtu me Athinën mbi fatin e tetë ushtarëve, të cilët Turqia po i akuzon për përmbysjen e presidentit Erdogan. Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve, qeveria turke ka ofruar 5.6 milionë euro për kthimin e oficerëve turq, të cilët kanë marrë azil në Greqi pas grushtit të shtetit.

ekstradimi feto Shkupi Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.