Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia: Kemi rezerva gazi për 45 vjet, mund të mbulojmë nevojat globale

16:04 / May 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unnamed file
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri turk, Binalli Yëlldërëm ka deklaruar se rezervat në Detin e Zi janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën globale të gazit natyror, në 45 vitet e ardhshme.

Ndërsa sipas ministrit të Energjisë, Fatih Donmez, Turqia planifikon të fillojë prodhimin e gazit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, kur do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare e ato presidenciale.

Deklaratat vijnë në një kohë kur presidenti Rexhep Erdoan po përballet me një pakënaqësi në rritje për shkak të inflacionit që ka arritur nivele rekord në dy dekadat e fundit. I nxitur nga lufta ruse në Ukrainë si dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave pas zhvlerësimit të lirës vitin e kaluar, në muajin prill inflacioni vjetor i Turqisë arriti në nivelin e 70% në prill.

Ndërkohë, pas premtimeve të Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund vartësisë nga gazi rus, Turqia po synon të luajë një rol kyç në furnizimin e Evropës edhe nga vende të tjera. Ankaraja synon të jetë pika kryesore lidhëse, përmes kontrollit të tubacioneve nga furnizuesit e rinj në Irak dhe Izrael.

Në Mesdheun Lindor, Izraeli ka rezerva të mëdha gazi, të zbuluara së fundmi. Turqia po propozon që një tubacion nga Izraeli të lidhet me rrjetin turk, për të furnizuar Evropën. Por marrëdhëniet e tendosura mes dy vendeve shtojnë dyshimet nëse Izraeli është gati t’i besojë Turqisë për arritjen e marrëveshjes. Ndërkohë, Uashingtoni mbështet planet e tubacionit turko-izraelit të gazit.

Gazi nga rajoni gjysmë autonom kurd në Irak është një alternativë tjetër për furnizim të Evropës. Por sulmet me raketa të muajit të kaluar në Erbil, për të cilat fajësohet Irani, konsiderohen paralajmërim i Teheranit kundër marrëveshjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.