Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia po planifikon të ndërtojë aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë

22:05 / July 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turqia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveçse në tokë dhe ajër, tani Turqia kërkon të dominojë edhe në ujë, të paktën sa i përket anijeve luftarake.

Agjensia për Industrinë e Mbrojtjes Turke ka projektuar një aeroplanmbajtëse të gjatë 300 metra dhe që do të ishte më e madhja në Evropë.

Duke pasur një dalje të konsiderueshme dhe pikë strategjike në Mesdhe, kjo aeroplanmbajtëse pritet të dominojë jo vetëm në Egje, por edhe më tutje.

Emri i saj pritet të jetë ‘Milli Uçak Gemisi’ dhe do të tejkalojë ndjeshëm aeroplanmbajtësen për dronë TCG Anadolu, e cila është e gjatë rreth 232 metra.

Kjo anije e re ka për qëllim të shërbejë si një qendër lundruese për aeroplanë me krahë fiks dhe helikopterë, duke zgjeruar ndjeshëm shtrirjen detare të Turqisë përtej brigjeve të saj.

Ky projekt bazohet në bashkëpunimin e suksesshëm me Spanjën gjatë fazave të hershme të projektimit të anijes ushtarake TCG Anadolu, shkruajnë mediat.

Aeroplanmbajtësja do të ndërtohet në kantieret detare vendase në Stamboll, duke forcuar konsorciumin turk të kompanive në fushën e ndërtimit të anijeve.

Aeroplanmbajtëset më të mëdha aktive evropiane, si ‘Charles de Gaulle’ e Francës apo ‘Queen Elizabeth’ e Britanisë, kanë një gjatësi rreth 280 deri në 284 metra.

Dizajni i ri i aeroplanmbajtëses turke jo vetëm që i tejkalon ato, por gjithashtu sinjalizon edhe ambicien për të dalë përtej kufizimeve rajonale.

aeroplanmbajtes anije evrope luftarake Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.