Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia rrit me shpejtësi kultivimin e kërpit, fuqizon bujqësinë

22:10 / March 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kerp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia po rrit me shpejtësi prodhimin e kërpit industrial në të gjithë vendin për të përmirësuar ekonominë e “sëmurë” të vendit. Kultivimi i kërpit në Turqi u ndalua dekadat e fundit për shkak të rregullave anti-narkotike të Presidentit Rexhep Taip Erdogan, por megjithatë, kreu i shtetit turk ka ndryshuar qëndrim pas krizës ekonomike, duke theksuar se synon të rifillojë dhe inkurajojë prodhimin e tij për përdorim industrial. Me të vërtetë, në gjuhën turke, kërpi dhe kanabisi nga e cila prodhohet marihuana, vijnë nga e njëjta fjalë “Kenevir”.

Për dekada me radhë, Turqia ka luftuar për të çrrënjosur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është konsideruar një grup terrorist i përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e drogës për të financuar aktivitetet e saj. Turqia shtrihet në rrugën e trafikimit të drogës nga Lindja për në vendet evropiane kryesisht heroinës, që prodhohet në Afganistan. Erdogan njoftoi se dëshiron të zgjerojë prodhimin ligjor të kërpit në vend, duke theksuar se ndalimi i kësaj kulture është një komplot nga fuqitë perëndimore për të minuar bujqësinë turke.

“Armiqtë e Turqisë, të cilët pretendojnë të jenë miqtë tanë, e kanë detyruar Turqinë t’i japë fund prodhimin të kërpit / kanabisit“, tha ai duke iu referuar aleatit të saj të NATO-s Shtetet e Bashkuara, të cilat i detyruan Turqinë të ndalonte prodhimin e luleve të opiumit në vitin 1971. Turqia ishte atëherë prodhuesi kryesor i opiumit ligjor. Turqia madje ka një krahinë në pjesën e Anadollit e quajtur Afyon, që në turqisht do të thotë “opium”, i njohur në dekadat e mëparshme si prodhues i madh i lulëkuqes.

Ministri turk i bujqësisë dhe pylltarisë Bekir Pakdemirli njoftoi gjithashtu se qeveria do të ndërmarrë hapa për rritjen e prodhimit të kërpit, e cila tani është e lejuar vetëm në 19 nga 81 krahinat e Turqisë. Kërpi vjen nga Azia qendrore, ku është përdorur për 8,000 vjet. Rajoni është gjithashtu atdheu i parë i popullit turk. Përdorimi i gjerë i kërpit industrial e bën atë një produkt shumë tërheqës bujqësor për shumë vende, përfshirë Turqinë. Kërpi është një produkt i qëndrueshëm, shumë i fortë dhe i riciklueshëm dhe prandaj dhe shumë i vlefshëm. Kërpi gjithashtu pastron mjedisin nga rrezatimet, ndërsa vaji që del nga farat e kësaj bime jo vetëm është një burim i vlefshëm i Omega 3, por gjithashtu mund të zëvendësojë naftën e papërpunuar që tani përdoret për prodhimin e plastikës dhe lëndës djegëse. Sa i përket kapacitetit, Turqia prodhoi 5,000 ton kërp në 1961 dhe vetëm 7 ton në vitin 2018, sipas ekspertëve.

bujqesia kerpi kultivimi tirananews.al Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.