Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia: Suedia ende duhet të plotësojë kriteret për t’iu bashkuar NATO-s

19:32 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
80280000 c0a8 0242 f30d 08da6af89329 w1023 r1 s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia tha se vlerëson hapat që deri më tani ka ndërmarrë Suedia për të marrë miratimin e Ankarasë për t’iu bashkuar NATO-s. Por, Stokholmi nuk është as në “gjysmë të rrugës” për të përmbushur listën e zotimeve që Ankaraja ka kërkuar në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit në aleancë, tha kryediplomati turk.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, tha se vendimi i gjykatës suedeze për të ndaluar ekstradimin e një personi të kërkuar në Turqi, pasi dyshohet se ka lidhje me grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016, ka “helmuar” atmosferën pozitive në negociatat për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.

Suedia dhe Finlanda, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO. Por, për t’u anëtarësuar këto dy shtete, duhet që vendimi të ratifikohet nga 30 anëtarët e aleancës.

Turqia ka penguar këtë proces, duke kërkuar nga dy shtetet nordike që të shtypin grupet që i konsideron organizata terroriste dhe të ekstradojë në Ankara personat që dyshon se kanë kryer vepra terroriste.

Të 28 shtete të NATO-s kanë ratifikuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet anëtare që nuk e kanë ratifikuar anëtarësimin e dy shteteve.

Gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm suedez, Tobias Billström, Cavusoglu tha se Qeveria turke ende pret që të ketë “zhvillim konkret” sa i përket ekstradimeve dhe ngrirjes së aseteve.

“Është një dokument që duhet të zbatohet. Ne nuk jemi ende në gjysmë të rrugës, jemi në fillim”, tha ai, duke iu referuar memorandumit që Suedia dhe Finlanda nënshkruan me Turqinë në qershor.

Sipas këtij memorandumi, dy shtetet janë pajtuar që të adresojnë shqetësimet e sigurisë që ka Turqia, që përfshin kërkesa për dëbim dhe ekstradim të militantëve kurdë dhe personave që janë të lidhur me rrjetin e klerikut fetar, Fethullah Gulen.

Qeveria e Turqisë e akuzon Gulenin se ka organizuar grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016. Por, ai mohon këto akuza./ Rel

NATO-s suedia Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.