Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia: Thirrja e ushtrisë izraelite për evakuim në Gaza është e papranueshme

16:32 / October 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
231012 gaza city destruction mjf 1707 4c29e7
Palestinian families evacuates to safer areas following overnight Israeli shelling in Gaza city on October 11, 2023. (Photo by Momen Faiz/NurPhoto via Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thirrja e ushtrisë izraelite që palestinezët në veri të Gazës të evakuohen në jug, “në asnjë mënyrë nuk është e pranueshme”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë.

Çdo evakuim me forcë i civilëve “është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar”, u tha në njoftimin e kësaj ministrie.

Turqia i bëri thirrje Izraelit që “menjëherë të tërheqë” vendimin dhe t’i japë fund “veprimeve brutale ndaj popullatës civile” në Gazë.

Ndërkaq, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një konference për media më 13 tetor, tha se Izraeli duhet të lejojë që ndihma humanitare të shkojë në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit Rafah të Egjipitit, përderisa avioni i parë turk me ndihma arriti në Egjipt.

Gjatë fjalimit në Stamboll, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të dërgojë ndihma në Gazë, në bashkëpunim me Egjiptin. Ai tha po ashtu se autoritetet turke po vazhdojnë kontaktet për të liruar pengjet dhe për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Më 13 tetor, autoritetet izraelite u bënë thirrje mbi 1 milion palestinezëve që të largohen për në jug të Gazës, teksa është rritur frika për një sulm të mundshëm tokësor.

Banorët në Gazë kanë filluar që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më 7 tetor, grupi militant palestinez i Hamasit nisi një sulm të paprecedent, duke sulmuar nga toka, ajri dhe deti Izraelin. Ky i fundit u kundërpërgjigj me bombardime në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.2 milionë palestinezë.

Izraeli është zotuar se do të mposhtë militantët e Hamasit, të cilit udhëheqin Gazën që nga viti 2007.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi mori afër 150 pengje dhe i dërgoi në Gazë, përderisa si pasojë e dhunës janë vrarë mijëra persona në të dyja palët e konfliktit. Militantët kanë kërcënuar se do të vrasin pengjet, nëse Izraeli kryen sulme ndaj civilëve në Gazë pa paralajmërim./Rel

gaza Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.