Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia u jep sinjale pozitive Suedisë e Finlandës

22:26 / May 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ankaraja sheh qëndrim pozitiv ndaj heqjes së embargos së eksportit të armëve nga Finlanda dhe Suedia gjatë bisedimeve që delegacionet e dy vendeve kandidate për anëtarësim në NATO zhvilluan në Ankara.

Kryekëshilltari i politikës së jashtme i presidentit turk Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin mbajti bisedime të veçanta me anëtarët e delegacioneve suedeze dhe finlandeze në Ankara të mërkurën. Kalin, tha pas bisedimeve, se shqetësimet dhe pritshmëritë e Turqisë për luftën ndaj terrorizmit iu përcollën homologëve.

“Ne vërejmë një qëndrim pozitiv ndaj heqjes së sanksioneve ndaj produkteve të industrisë së mbrojtjes. Sigurisht që ky është një zhvillim i këndshëm. Ne theksuam parimin që presidenti ynë ka shprehur në takimin e jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s dhe e përsërisim në çdo platformë: Nuk e shohim të përshtatshme vendosjen e sanksioneve kundër aleatëve”.

Suedia dhe Finlanda kanë ndaluar eksportet e armëve në Turqi pas inkursionit të saj në Siri kundër milicisë kurde siriane YPG. Ankaraja e konsideron gjithashtu grup terrorist Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, por Turqia i befasoi aleatët e NATO-s javën e kaluar kur kundërshtoi anëtarësimin e dy vendeve, duke thënë se strehojnë njerëz të lidhur me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe mbështetës të Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e grushtit të shteti të vitit 2016.

finlande suedi Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.