Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat Shpresa Tusha shprehet se Bashkia ka ndërhyrë në të gjitha objektet arsimore, duke krijuar kushte komode për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023.

Ajo thotë se: “Deri tani bashkia ka ndërhyrë në 20 godina shkollore të cilat janë gjimnazi “Pjetër Budi”, në SHMB “ 26 Korriku” Bruç dhe në shkollën vartëse Rukaj, në shkollën 9-vjeçare “31 Korriku” Burrel, shkollën 9-vjeçare “Ilia Qiqi” Burrel, në shkollën 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka” Frankth, shkollën 9-vjeçare “Ali Metra” Komsi, shkollën 9-vjeçare “Ali Xhetani” Zenisht dhe shkollën vartëse “Shaban Koçi” Burgajet, në SHMB “Ahmet Xhetani” Derjan dhe shkollat vartëse “Kuvendi i Dukagjinit” Dukagjin dhe “Nikola Jorga” Macukull, në SHMB “Abdyrrahman Përmeti” Lis dhe shkollën vartëse Gjalish, e “Ramadan Gjoka” Shëlli në SHMB “Gergj Kastrioti” Baz dhe shkollat vartëse “Papa Gjon Pali II” Ulëz Karicë, Rrethe Baz, Stojan puna vazhdon sipas grafikut të Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake për të përfunduar çdo godinë shkollore të mbetur, që viti shkollor 2022-2023 të filloj mbarë në të gjitha institucionet arsimore nën juridiksionin e ZVA Mat.

Tusha shton se bashkia ka kryer shërbime në shkollat e sipërcituara si: Ndërhyrje të nyjeve sanitare, lyerjen totale të klasave e koridoreve të shkollave, riparime taracash e hidroizolime, riparime e zëvendsime dyersh, brava, doreza, çelësa dhe dritareve me doreza, riparime të instalimeve elektrike dhe pajisjen me bazë materiale e të gjitha shkollave, riparime tavolinash e karrige, ripaime të dritareve të klasave, riparime të mureve, zëvendësimin e neonëve (70 Copë) tek shkolla “Ilia Qiqi” Burrel.

Pritet ndërhyrja e pushtetit lokal në 5 shkolla, në shkollat vartëse të SHMB “Ahmet Xhetani” Gjoçaj dhe Shtjefën, në shkollat vartëse të SHMB “26 Korriku” “Tre Dëshmorët”, “Gani Sinani” dhe Urakë. Ndërsa në 2 shkolla nuk do të ndërhyhet sepse do të bëhet rikonstruksion total, në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” dhe në gjimnazin “28 Nëntori” Burrel.
