Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Twitter bllokon portalin ballkanik

18:42 / July 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
twitter 1 780x439 750x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Twitter ka bllokuar portalin ballkanit “Vicinity”, i cili është i njohur për shkrimet investigative, por dhe thyerjen e tabuve në Ballkan duke i mëshuar idesë së pajtimit mes ish-republikave jugosllave, por dhe shqiptarëve.

“Pa dashur të ndërhyjmë në politikën e biznesit të Twitter-it dhe të analizojmë kriteret që përdor për të pezulluar një llogari, jemi të befasuar që një projekt si “Vicinity” ishte mes të padëshiruarve, pasi, së pari, nëpërmjet gjashtë sezoneve të serive të tij televizive (transmetuar në 13 kanale në ish Jugosllavi dhe në Shqipëri) dhe më pas për dhjetë muaj në portalin në rrjet, ekipi i projektit “Vicinity” ka punuar dhe ka bërë gjithçka për të bashkuar qytetarët e rajonit rreth idesë të pajtimit, duke nxitur parimet demokratike dhe të gjitha vlerat themelore njerëzore europiane – universale.  

Llogaria e projektit Vicinity u pezullua ditën e botimit të temës ‘Nacionalizmi dhe ndikimi i tij shkatërrues në procesin e pajtimit’.  Ne besojmë se Twitter-i, me dëshirën e mirë për të identifikuar dhe ndaluar përhapjen e ideve që janë krejtësisht tjetër nga ajo çfarë ne promovojmë, ka bërë një gabim. Fondi Europian për Ballkanin dhe Lëvizja Europiane në Serbi mbështesin dhe inkurajojnë përpjekjet për të rregulluar hapësirën e gjerë mediatike në rrjetet sociale dhe bëjnë thirrje për gjetjen e mekanizmave në mënyrë që ata që e drejtojnë angazhimin e tyre profesional drejt këtij qëllimi, të mos pengohen në këto përpjekje.  Është e qartë që përveç sulmit të fundit të hacker-ave në faqen tonë të internetit, llogaria në Tëitter u pezullua në momentin kur ne ia kushtuam këtë temë historisë së të keqes që lloje të ndryshme nacionalizmi u kanë shkaktuar qytetarëve të rajonit”, thonë drejtuesit e këtij portali.

Projekti i Fondit Europian për Ballkanin dhe Lëvizjes Europiane në Serbi ka qenë një hapësirë e gjerë për reflektim kritik, shkëmbim argumentesh dhe idesh, duke ushqyer një kulturë dialogu në promovimin e ideve të pajtimit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.  Për këtë, në vitin 2016, projekti u vlerësua me çmimin Iniciativa Mediatike e Vitit nga “European Citizenship Award”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mitsotakis mesazh të drejtpërdrejtë Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe jo kërcënime për…

18:03 / September 13, 2026

MotoGP/ Rikthehet dominimi i Marquez, spanjolli bën dopietë në San Marino dhe merr kryesimin e kampionatit

17:19 / September 13, 2026

Ish-kancelari Osborne: Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me bashkimin doganor të BE-së dhe të nxisë tregtinë

16:40 / September 13, 2026

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:20 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.