Në orën 19:30 do të mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore.
Mësohet se opozita do të marrë pjesë.
Mbledhja e sotme është thirrur nga OSBE. Ndërkohë në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur në këto momente kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Këto janë orët vendimtare, ndërsa duket se opozitarët po bëjnë edhe konsultimet e fundit.
