Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U aksidentua në aksin Sarandë-Kardhiq dhe u “zhduk” nga vendngjarja, shoferi punonjës i Frontex

15:07 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICIA 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 63 vjeçar si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndërsa një punonjës i FRONTEX  ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka shkaktuar aksident por më pas nuk ka pritur policinë.  dhe është larguar nga vendngjarja. Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiali, ndërsa punonjësi i FRONTEX që në atë moment ka qenë jashtë shërbimit është proceduar në gjendje të lirë

Njoftimi i policisë Vlorë:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin B. O., 63 vjeç, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shoqërimin në komisariat.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Sarandë-Kardhiq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026

Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997

21:19 / October 15, 2026

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb apelin e azilit në gjykatën e emigracionit

19:58 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.