Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon menjëherë kryebashkiaku i PS

22:05 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kreshnik hajdari 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari që rikandidon sërish në këto zgjedhje të 14 majit, ka reaguar pas disa akuzave dhe lajmeve që tregoni se ai është dënuar në Greqi. Ai thotë se nuk ka qenë në dijeni të  këtij vendimi, e ndërsa tregon se kjo nuk e penalizon për kandidimin e tij në Bashkinë Kuçovë.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Kuçovës. Sot jam njohur nga mediat për një “Masë edukuese qortimi” që Gjykata e Janinës kishte marrë ndaj meje në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit. Kjo është hera e parë që unë mësoj për ekzistencën e një vendimi të tillë, për të cilin sidoqoftë do të interesohem zyrtarisht mbi vërtetësinë e tij. Asokohe në moshën 17-vjeçare mora rrugën për të punuar në Greqi si shumë bashkatdhetarë të tjerë, duke lënë pas Shqipërinë e katandisur si mos më keq nga Saliu. Më ndaluan në kufi dhe menjëherë më kthyen pas në vendlindje.

Nuk kam pasur asnjë dijeni për veprimet që ka ndërmarrë më pas në mungesë drejtësia greke ndaj meje. E megjithatë edhe sikur të kisha pasur dijeni, masa qortuese që ka dhënë Gjykata e Janinës nuk ka qenë e detyrueshme nga unë për t’u deklaruar si vendim administrativ. Gjë që përcaktohet shumë qartë në formularin e Ligjit për Dekriminalizimin, më konkretisht pika 7. Thënë këto, kjo nuk është aspak penalizuese për kandidimin tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Bashkinë Kuçovë. Pra, s’ka asnjë pengesë ligjore.

Megjithatë jam i hapur për çdo lloj verifikimi nga agjencitë tona ligjzbatuese ndërkohë që do të vijoj fushatën elektorale për të fituar mandatin e dytë. Kuçova ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme transformimi dhe së bashku do të çojmë përpara kantieret e punët e nisura përgjatë mandatit tonë të parë”, shkruan ai.

Ky reagim vjen pas lajmit se Hajdari rrezikon të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë pikërisht prej këtij vendimi, por vetë kandidati e mohoi një gjë të tillë.

Greqi kreshnik hajdari reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.