Papa Françesku ka kërkuar falje pas raportimeve se kishte përdorur gjuhë përçmuese ndaj homoseksualëve, tha Vatikani të martën.
Vatikani tha në një komunikatë se qëllimi i papës nuk ishte ta fyente askënd dhe se u kërkon falje atyre të cilët u lënduan nga fjalët e tij.
“Qëllimi i Papës nuk ka qenë asnjëherë të fyejë, apo të shprehet me fjalë homofobike. Ai u kërkon falje atyre të cilët u ndien të fyer nga përdorimi i termit që u raportua nga të tjerët”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.