Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U anulua takimi me Ramën? Djali i Trump-PD-së: E kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme

16:47 / April 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trumpj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djali i presidentit amerikan, Trump Junior ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike. Në një postimi në rrjete sociale të Richard Grenell, ku ai i drejtohet Alfred Lelës për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump. Sipas mediave pranë PD, Rama do të shkonte në Beograd për të takuar djalin e presidentit Trump, por e anuloi vizitën.

”I dashur Alfred Lela. E kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje nga anash, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet’‘, thuhet në postim.

Në mbrëmjen e së shtunës, jdjali i presidentit amerikan po darkonte me presidentin serb Aleksandar Vuçiçin në Beograd, si pjesë e vizitës së tij në Evropën Juglindore. Disa javë më parë, ndërsa po planifikonte këtë vizitë, Donald Trump Jr. kishte planifikuar gjithashtu të vizitonte Tiranën, ku do të darkonte me kryeministrin Edi Rama.

Planet e udhëtimit të Trump Jr. u ndryshuan kur persona të afërt me stafin e Presidentit Trump mësuan se Edi Rama ishte përfshirë në axhendë. Sot Donald Trump Jr vazhdoi takimet në Budapest, në një konferencë biznesi, duke e hequr Tiranën nga lista e prioriteteve.

680f908d84378aa

PD Rama Trump Junior
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.