Gjykata ka liruar nga burgu vëllain e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi. Përmbaruesi Fatos Alimadhi u arrestua 2 ditë më parë për shpërdorim detyre. 54 -vjeçari akuzohej se së bashku me dy përmbarues të tjerë, kanë firmosur shkresa dhe vendime për bllokimin e llogarive bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë.
Ky shtetas ksihte marrë një kredi në emër të një subjekti, por pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Sipas prokurorisë në momentin që ndërron jetë një person, kredinë e mbulon siguracioni i jetës.
Përmbaruesi Alimadhi, akuzohet se u bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit dhe mbi të gjitha pa i lajmëruar ata. Megjithatë gjykata tha se prokuroria duhet të hetojë për skemën e përmbaruesit si dhe të verifikojë kallëzimin e shtetases.