Duke e falënderuar shtetin turk për bashkëpunimin, ministri i Punëve të Brendshme në RMV, Oliver Spasovski konfirmoi se i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës, është arrestuar në Turqi.
“Është arrestuar duke ecur në këmbë rrugëve të Balikesirit”, tha mes të tjerash Spasovski.
Sipas tij, organet e MPB-së kanë arritur të zbulojnë rrugëtimin e tij dhe kanë kuptuar se ai ka dalë nga Maqedonia përmes Bullgarisë e më pas drejt Turqisë.
Ljupço Palevski-Palço u ndalua në një aeroport në Turqi, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar.