Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U arrestua me urdhër të SPAK, kush është ish-muxhahedini që po fundos grupin e spiunazhit

21:46 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muxhahedin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e 9 ish-anëtarëve të MEK, pasi dyshohen se janë pjesë e grupit të spiunazhit, ku më herët u arrestua ish-muxhahedini Bijan Poolagrad. Pas këqyrjes në celularin dhe mjetet e tij elektronike janë zbuluar edhe kontaktet e tjera, që dyshohet si pjesë e grupit të spiunazhit, dhe që kanë vënë në lëvizje SPAK-un, por që deri më tani nuk ka të ndaluar.

Kush është ish-muxhahedini i arrestuar Bijan Poolagrad?

Iraniani Bijan Poolagrad akuzohet nga SPAK si pjesë e një celule terroristësh, e cila po planifikonte të kryente sulme ndaj funksionarëve të lartë të opozitës iraniane, të cilët strehohen në kampin Ashfraf 3 në Manëz të Durrësit.

Ish-banori i kampit të muxhahedinëve po përballet me drejtësinë shqiptare për disa akuza, si “kryerjes e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur në grata”, “organizata terroriste”, apo “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”.

Mësohet se i pandehuri dyshohet se bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre. Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.

Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacionit Telegram dhe sipas hetimit po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK. Referuar dosjes hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje.

Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.

Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.

I pandehuri, i cili mbahet nën arrest që në 2020, i ka kundërshtuar akuzat dhe pretendon pafajësinë. Ai do të vijojë përballjen e tij me drejtësinë me datë 7 korrik, ditë ku u shty seanca e radhës, pasi e para dështoi, për shkak të mungesës së përkthyesit.

grupi spiunazhit muxhahedini spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.