Me urdhër të SPAK është arrestuar kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Emisioni “Në Shënjestër” pak kohë më parë ka zbardhur mekanizmin si u tjetërsua prona prej 5512m2 e bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe rolin e kreut Jogo Goros në këtë çështje. Prona u regjistrua në bazë të një kërkese të veçantë të bërë nga kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. Emisioni zbardhi dhe kontratën e shitjes së pronës mes Stavri Mëhillit dhe Artan Gaçit, ku prona është blerë me çmim të ulët në raport me çmimet e zonës, ku ndër të tjera zbulohet se një këst është paguar përpara se pronari i sipërfaqes së tokës të pajisej me certifikatë pronësie.
U arrestua me urdhër të SPAK, roli i Jorgo Goros në tjetërsimin e pronës të bashkëshortit të Olta Xhaçkës
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment