Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U arrestuan për vrasjen e Bejtjas, kushëriri i “ushtarit” të Martinajt dhe 29-vjeçari kyçin gojën para hetuesve

13:40 / March 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Beqaraj Edison
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu janë të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas disa ditë më parë dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit. 40-vjeçari Ilir Beqaraj akuzohet si autor i dyshuar i krimit, ndërsa 29-vjeçari për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen. Sipas uniformave blu, automjeti i tip ”Golf” i Edison Haxhiut është përdorur nga atentatorët e Gentjan Bejtas pasi ata i vendosën flakën makinës Land Rover, me të cilën shkuan në vendin e krimit.

Ilir Beqaraj i cili është kushëriri i Ylli Brahimit (ky i fundit ushtar i Ervis Martinajt), mësohet se ka përdorur automjetin e Edison Haxhiu, ndërsa të dy raportohet se kanë lindur në Milot të Kurbinit dhe jetojnë në Tiranë. Ai është një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të ish-policit Gentjan Bejtja pasditen e 15 marsit brenda rrethimit të banesës së tij në fshatin Larkushk të Fushë-Krujës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 40-vjeçarit, lindur në Milot dhe banues në Tiranë, janë gjetur dy pistoleta, radiomarrëse dhe pasaportë e falsifikuar në emër të një shtetasi kosovar. Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin tip “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë-Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur makinën.

Më pas atentatorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë. Ata kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Edison Haxhiu Ilir Beqaraj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.