Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U bë i famshëm 5 vite më parë pasi imitoi fanellën e Messit i veshur me një qese, vogëlushi afgan i kërkon ndihmë idhullit të tij: Kam frikë nga talebanët, më shpëto

23:44 / September 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmadi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte viti 2016 kur Murtaza Ahmadi, një fëmijë afgan që ishte 5 vjeç në atë kohë, u bë i famshëm në internet. Fotografia në të cilën ai u shfaq duke luajtur futboll i veshur me një qese plastike të shndërruar në fanellën e Lionel Messit me numrin 10 të Argjentinës u bë virale. Sot, nga Afganistani në duart e talebanëve, fëmija kthehet për të kërkuar ndihmë nga idhulli i tij.

Ky imazh viral, atëherë emocionoi kampionin e Barcelonës, i cili donte të takonte Murtazën, një dëshirë që u realizua falë Unicef ​​dhe disa sponsorëve. Sot, shumë gjëra kanë ndryshuar për të dy ata. ‘Pleshti’ nuk është më në skuadrën e Barcelonës, ai luan në PSG me fanellën nr.30., ndërsa Murtaza Ahmadi, nga ana tjetër, po përjeton orë makthi në Kabul.

Dhe nga atje ai i bën një apel idhullit të tij.

“Unë jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal sepse kam shumë frikë nga talebanët.. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë. Unë dua të luaj futboll dhe ta bëj atë në paqe, në një vend të sigurt. Ndonjëherë gjatë natës ëndërroj që talebanët po vijnë, ata trokasin në derë dhe më bërtasin”, ka thënë ai për agjencinë ‘Efe’, thirrja e të cilit u shpërnda më pas edhe nga media të tjera.

Kërcënimet ndaj fëmijës dhe familjes së tij nga talebanët bënë që ata të largoheshin nga shtëpia e tyre me nxitim. Xhihadistët e shtetit islamik besonin se Messi gjithashtu kishte bërë një donacion të madh parash për familjen e fëmijës  dhe at ai trembeshin edhe atyre. Në maj 2016 ata aplikuan për azil politik në Shtetet e Bashkuara, por iu refuzua. Tani Murtaza i bën apel idhullit të tij me shpresën se ai do ta shpëtojë nga duart e talebanëve.

afgan Femija Messi ndihme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.