Mes situatës së rënduar të Ukrainës, gazetari Blendi Fevziu përdori me humor në rrjetet sociale një foto të modifikuar të tij ku shfaqet si i zënë rob.“Më në fund mora vesh nga lajmet që jam zënë rob në Ukrainë. Siç e shihni, barku nuk lë fare vend për performancë ushtarake. Pa llogaritur mungesën e flokëve që bën të të thajë koka nga i ftohti”, shkruan me humor Fevziu, ndërsa më tej shpreh kundërshtimin ndaj luftës.
Blendi Fevziu: Ishte shumë e bukur. S’e di kush e kishte bërë, e kishin postuar në Facebook, por m’u duk shumë interesante sepse ki parasysh që është një luftë që ka shumë robër, ka shumë njerëz që dorëzohen dhe m’u duk e bukur e thashë po e bëj me humor. Mua më pëlqejnë shumë “meme”-t dhe i kam shumë qejf kur janë të bukura se ka dhe banale, por kur janë të bukura i shpërndaj me shumë qejf. Madje, do jap një çmim kush bën “meme”-n më të bukur për mua.
Rudina Magjistari: S’janë pak, do jetë zgjedhje e vështirë se ka plot.
Blendi Fevziu: Po unë do i postoj, do shoh kush do marrë më shumë pëlqime.