Einxhel Shkira solli në jetë pak javë më parë fëmijën e saj të parë.
Lajmin moderatorja e konfirmoi ditët e fundit, teksa zbuloi edhe emrin e të birit, Trev.
Sot, Shkira ka nxjerrë një foto shumë të ëmbël të djalit, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë ndjekësit.
“Jeni aq shumë dhe më keni falur aq shumë dashuri dhe pozitivitet me mesazhet tuaja sa do të më duheshin orë të tëra për t’iu kthyer përgjigje të gjithëve. Por gjithsesi edhe fjalët nuk do të ishin të mjaftueshme për t’ju falenderuar. Dashje pa dashje ju të gjithë jeni bërë pjesë e jetës sonë dhe jemi të lumtur që sa herë ndajmë gëzimet tona ju gëzoni me ne. Shumë dashuri dhe përqafime nga ne,”-shkruan Shkira në InstaStory.