Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

U bë pjesë e BBV, Armaldo Kllogjeri: Gruaja ka qenë kundër, me Luizin nuk flas

19:23 / December 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armaldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Jo Vetëm Modë” Armaldo Kllogjeri ka folur se si ka qenë 2023-shi për të. Ai tregoi se ky vit ishte plot sfida dhe momente të bukura. Përpos këtyre, tenori u ndal edhe tek hyrja e tij në ‘realit show’-n, “Big Brother Vip Albania”, duke u shprehur se nuk është penduar për asgjë. Ndërsa për fituesin e emisionit, Armaldo tha se nuk do të flasë për një kohë të gjatë me të.

Orinda Huta: Armaldo, unë nuk do të lë pa pyetur për gjëra të tjera të 2023-shit. Ka nisur në Krishtlindjet e 2022-shit gjithçka në fakt dhe vazhdon edhe zgjat “Big Brother”-i për ty. Pendohesh ndonjëherë që u përfshive?

Armaldo Kllogjeri: Unë asnjëherë nuk kam për t’u penduar gjatë gjithë rrugëtimit të jetës time, për atë që kam bërë. “Big Brother” ka qenë një eksperiencë shumë e fuqishme në jetën time.

Orinda Huta: Çfarë do të bëje ndryshe Armaldo?

Armaldo Kllogjeri: Nuk është se do bëja ndonjë gjë të madhe ndryshe. Sepse aty mund të jesh ndryshe javën e parë, jashtë karakterit tënd, personalitetit tënd, por prapë ti do shfaqësh vetveten. Aida (gruaja) ka qenë kundër që unë të bëhesha pjesë e atij formati, por kur dola nga ai format është ndjerë shumë krenare sepse ka parë tek unë edhe shumë cilësi të tjera, që ndoshta s’i kishte vënë re në jetën e përditshme.

Orinda Huta: Kur shikon që ti je pjesë e portaleve shpeshherë dhe vazhdon akoma, sidomos kur ke përballje me fituesin, Luizin. Si ndihesh? Flisni bashkë?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk flasim, nuk përshëndetemi dhe nuk mendoj se do të flasim për një kohë të gjatë.

Orinda Huta: Përse thua për një kohë të gjatë?

Armaldo Kllogjeri: Po sepse, unë mendoj se Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën.

Orinda Huta: E pe filmin e tij?

Armaldo Kllogjeri: Po e pashë.

Orinda Huta: Të pëlqeu?

Armaldo Kllogjeri: Filmi më pëlqeu, film i bukur. 

armaldo kllogjeri BBV luiz ejlli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.