Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

U dekorua me “Urdhrin Ibrahim Rugova”, si u prit në Kosovë Mbreti i ri Charles III

12:24 / September 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Charles Kosove 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Princi Charles i Uellsit që tani do të jetë Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar kishte vizituar Kosovën dy herë, herën e parë në shtator 1999 dhe herën e dytë në mars 2016.

Çifti i familjes mbretërore britanike Princi Charles dhe Dukesha Camilla në vizitën e tyre para 6 vjetëve janë pritur me ceremoni të lartë shtetërore. Princi Charles tani mbret dhe Dukesha kishin takuar udhëheqësit dhe aktorët e tjerë politikë në Kosovë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga e kishte dekoruar Princin britanik Charles me “Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë.

Princi britanik ishte pritur nga një numër i madh i qytetarëve gjatë qëndrimit në qytetin e Prizrenit.
Kurse, gjatë vizitës së parë të tij tij në shtator 1999, Princi Charles në uniformë ushtarake kishte vizituar trupat britanike të KFOR-it që menjëherë pas luftës numëronin rreth 10 mijë ushtarë të stacionuara në Kosovë.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen mbretërore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II dhe ka kujtuar kohën kur e kishte mirëpritur Princin Charles gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë.

“Ngushëllimet e mia edhe njëherë Mbretërisë së Bashkuar, familjes dhe gjithë vendeve të Commonwealth për ikjen nga kjo jetë e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretit të ri Charles i urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në drejtimin e kësaj mbretërie. Mbreti Charles është ngushtë i lidhur me vendin tonë. Ai ka vizituar Kosovën dhe gjatë vizitës se tij të fundit ishte edhe mysafir në hotelin tonë”, ka shkruar Pacolli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Batuta e Trump për kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një çelës për në Shtëpinë e Bardhë

22:21 / September 15, 2026

Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella

21:40 / September 15, 2026

Nga pretendimet për trafik organesh te akuzat për krime lufte, si nisi rruga e gjatë e Hashim Thaçit drejt Hagës

20:02 / September 15, 2026

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.