Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U denoncuan me zë e figurë për ryshfet, pezullohen dy mjekët në Fier

09:02 / June 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dokt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar spitalit të Fierit pezullimin nga puna të dy mjekëve, që kërkonin para për shërbimin ndaj pacientëve. Sipas MSH-së, mjeku psikiatër me inicialet A.S., dhe mjeku ORL, me inicialet E.Sh., aktualisht janë pezulluar nga detyra, pas transmetimit të pamjeve filmike nga emisioni STOP.

Të dy këta mjekë kërkonin para kundrejt shërbimit që duhet të jetë falas për qytetarët. Ky është rasti i dytë i denoncuar në spitalin e Fierit, ku vetëm disa ditë më parë një qytar u dhunua nga dy prej mjekëve, pas pretendimeve që kishte në lidhje me shërbimin që po i bëhej babait të tij.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin Stop në TV Klan, ku dy prej mjekëve në Spitalin e Fierit shfaqen duke u marrë ryshfet qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka kërkuar menjëherë Spitalit të Fierit pezullimin e tyre nga detyra ndërsa organeve kompetente hetimin e plotë të ngjarjes.

Mjeku psikiatër me inicialet A.S., dhe mjeku ORL, me inicialet E.Sh., aktualisht janë pezulluar nga detyra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korruptiv, abuziv dhe sjelle jo korrekte pranë strukturave të shëndetësisë, duke i siguruar se çdo rast që njollos punën e qindra e mijëra bluzave të bardha, do të marrë ndëshkimin e merituar.

Ministria e Shëndetësisë falenderon emisionin Stop në TV Klan për denoncimit e dy rasteve korruptive dhe inkurajon qytetarët të mos bëhen palë e veprimeve të tilla, por t’i denoncojnë në çdo rast.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026

Reforma territoriale dhe zgjedhore në fokus, ministri Demo në Komision: 2027-a do të jetë vit sfidues për bashkitë, rritet buxheti për Policinë

11:23 / November 4, 2026

Rama publikon pamjet nga Tale e Lezhës: Një tjetër investim rrugor për zhvillimin e turizmit në bregdet

10:49 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.