Biznesmeni italian Francesco Bechetti, ish-pronar i televizionit “Agon Channel” në Shqipëri i cili u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 17 vite burg për mashtrim, e ka ankimuar vendimin e kësaj gjykate duke kërkuar pafajësinë.
Mësohet se përveç Bechetit, ankimin e kanë dorëzuar edhe të pandehurit e tjerë.
Çështja e Bechetit pritet të regjistrohet në Gjykatën e Apelit, ku aktualisht ndodhen edhe dy dosje të tjera të tij të cilat i përkasin viteve 2018 dhe 2020 dhe që qëndrojnë akoma në pritje për shqyrtim.
Ndërkohë kujtojmë se në shkurt të këtij viti Gjykata ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechetti, duke e akuzuar për 4 vepra penale: Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
