Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U dogj në vitin 2019, ja kur do të hapet katedralja “Notre Dame” në Paris!

20:41 / August 1, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
notre dame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katedralja “Notre Dame” në Paris është një ndër monumentet kulturore më të bukura në botë, por pas zjarrit që ra në vitin 2019 mundësia për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme “u shua” ditë pas dite.

Megjithatë duket se mrekullia ka ndodhur, teksa tashmë po mendohet që katedralja të hapet për vizitorët në 2024. Lajmin e ka dhënë ministri francez i Kulturës, Rima Abdul Malak.

Monumenti i Parisit i shekullit të 13-të mori flakë në prill të vitit 2019. Që atëherë, një projekt i madh restaurimi është kryer me synimin për ta rikthyer atë në modelin e tij të mëparshëm.

Rihapja e objektit të famshëm turistik përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë. Restaurimi dhe ndërtimi i katedrales Notre Dame me kosto 850 milionë euro përfshin tri faza. Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të rrënojave në ambientet e brendshme, dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së objektit.

Faza e dytë që përfshin punimet në kornizat dhe çatitë. Kurse rindërtimi i majës do të fillojë në fund të verës, ndërkohë që faza e tretë dhe e fundit do të fokusohet në rindërtimin e jashtëm.

katedralja notre dame Paris
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.