40-vjeçari i ekzekutuar në mes të Vlorës është G.Qarri, i cili ka qenë i dënuar me burg për 15 vite në Itali. Pas dënimit në Itali, ka 3 apo 4 vjet që ishte kthyer në Vlorë dhe ishte martuar. Aktualisht 40-vjeçari punonte hidraulik.
Autorët janë larguar dhe policia e cila po punon për kapjen e tyre. Forcat e rendit kanë gjetur një makinë të djegur në Pyllin e Sodës. Policia gjithashtu ka ngritur postblloqe në pika kyçe në qytet.
“Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, deklaron Policia.
