Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U ekzekutuan duke pirë cigare, çfarë po heton policia për vrasjen në Durrës. 45 të shoqëruar

08:44 / March 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy të rinj u vranë mbrëmjen e të hënës në Shkozet të Durrësit nga një atentat me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, në afërsi të tregut të fruta-perimeve.

Sipas informacioneve të Policisë, viktimat janë identifikuar si Dorjan Shkoza, 35 vjeç, dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç. Ata dyshohet se janë qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që kanë marrë në trup. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta Policie, si dhe grupi hetimor. “Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve”, informoi Policia e Durrësit pas ngjarjes së rëndë. 35-vjeçari Dorjan Shkoza mësohet se është nga Shijaku dhe prind i dy fëmijëve. Pas ngjarjes së rëndë, Policia e qytetit bregdetar ka bërë të mundur shoqërimin e disa personave, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen e dyfishtë.

Ndërkaq, mësohet se gjatë natës janë shoqëruar rreth 45 persona në polici, ndërkohë që policia dyshon se autorët kanë qenë vrasës me pagesë. Një nga pistat e hetimit është ajo e prishjes së pazarave të drogës.

Dorjan Shkoza ka qenë i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike.

Anxhelo Avdia vrasja ne shkozet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.