Një nxënës shkolle ka shpëtuar mirë pasi u godit nga një makinë që po kalonte me shpejtësi.
Në një video të publikuar në rrjet duket 12-vjeçari i cili vrapon në rrugë pa kontrolluar më parë për krahun tjetër.
Në momentin që ai del në mes të rrugës goditen nga një automjet me ngjyrë të gjelbër që po kalonte në atë moment.
Pamjet janë filmuar nga kamera e një makine tjetër e cila ndodhej e parkuar aty pranë.
Raportohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 3.20 të pasdites më 21 mars në Sydney-n lindor.
Pamjet janë shpërndarë për të ndërgjegjësuar prindërit që t’i mësojnë fëmijët që të shohin mirë rrugën përpara se të kalojnë.
