Policia e Tiranës bën të ditur se është identifikuar gruaja e gjetur e mbytur në rezervuarin e Surrelit mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për një 47-vjeçare e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Nga veprimet e para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë identifikimi i viktimës me iniciale E.B., 47 vjeçe, ku dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.
Viktima u gjet rreth orës 09.00 të mëngjesit ndërsa grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për dokumentimin e ngjarjes.
