Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

U godit 27 herë me thikë/ “I njoh autorët”, 41-vjeçari i plagosur në lokal nxjerr ‘blof’ policinë

14:18 / January 24, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me masakrimin me thikë të një 41-vjeçari në një lokal në Tiranë. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë, në një lokal në Bllok, ndërsa u mbajt e fshehur nga policia. Gazetari Igli Çelmeta siguroi detaje nga krimi në mes të ditës në Tiranë, ku Eder Dorzi u godit me thikë 27 herë nga dy persona.

Dy autorët kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Drozit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër, raporton BW. Mësohet se personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Drozin, duke e lënë të plagosur.

Fill pas ngjarjes, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 41-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë. Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe policinë. Ndërkohë, në spital, Drozi dëshmoi para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë. Ndërkohë, policia sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së! Shorti me gogla e nxjerr fitues

20:19 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Operacioni Ura/ U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

12:24 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.