Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

U godit me shqelm nga Ilir Demaliaj, reagon Kujtim Gjuzi

20:34 / April 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjuzi dhe demaliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas incidentit të përplasjes fizike mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ky i fundit ka dhënë një deklaratë për mediat. Gjuzi shpjegoi se situata ka shpërthyer kur Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotelit dhe ka shkuar drejtpërdrejt tek ai, duke e fyer dhe sharë. Sipas tij, fjalët që Demaliaj përdori ishin të rënda dhe të papërshtatshme, duke e fyer publikisht përballë një gruaje, e cila ishte kryetarja e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, e cila po qëndronte me të në atë moment.

Gjuzi theksoi se i kërkoi disa herë Demaliajt të tërhiqej, por ai nuk e ndaloi. Pavarësisht tensioneve, Gjuzi vendosi të ruante qetësinë dhe të shmangte çdo përshkallëzim të situatës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjen e badigardëve të hotelit për të ndihmuar që situata të qetësohej, duke e cilësuar atë si një tentativë për të pasur një sulm fizik.

“Për mua ishte një tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”, tha Gjuzi, duke nënvizuar se ndonëse ishte provokuar, ai nuk ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.

“Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.

Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë.”-tha Gjuzi.

deklarate ilir demaliaj Kujtim Gjuzi lokal sherr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.