Gazetari kosovar Berat Buzhala u infektua nga COVID -19, ndërkohë që virusi i mori dhe babanë. Së fundmi ai ka treguar se pas 21 ditësh në betejë me koronavirusin ka marrë një vendim.
Ai thotë se nuk do të bëjë test për të parë nëse është apo jo negativ tashmë, sepse numri i personave që kanë nevojë për të ditur nëse janë infektuar, është shumë i madh.
POSTIMI I BUZHALËS
Kane kaluar 21 dite prej dites kur i kam pase simptomet e para te COVID’it dhe 19 dite prej kur kam dale pozitiv ne test. Cdokush qe eshte test pas kaq kohesh ka dale negativ, posacerisht nese nuk ke simptome ne tre – kater ditet e fundit.
Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirnu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID’it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli.
Na, pjesa e mbetur e familjes, jemi shnosh e mire. Tash ka mundesi qe me shihni ne qytet, sepse kam mbete ngujut qe 1 shekull. E kuptoj secilin prej jush qe edhe me tutje deshiron me e mbajte distancen sociale (me te madhe se sa e parashohin rregullat) me mu. Edhe une do te kujdesem me e mbajte me ju, ne menyre qe mos me ju ngushtu.
Life must go on, ose sic ka thane Freddy Mercury show must go on
