Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“U ka plas bomba në dorë”/ Grabitja spektakolare nga pastruesja dhe i biri, gazetari “zbërthen” gabimin e madh

21:31 / January 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar grabitjen e bërë pak ditë më parë të zyrtares së kabinetit të qeverisë Rama, nga pastruesja e saj.

Ai tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se kjo histori ka marrë një vëmendje shumë të madhe, ndërsa theksoi se kjo ngjarje duhet hetuar nga SPAK dhe nuk duhet nënvlerësuar.

Kjo ngjarje ngjan si ajo historia e satelitëve, që Shqipëria nuk ka helikopterë për ndihmë për të shuar zjarret dhe nga ana tjetër ngre satelitë. Kjo histori ka marrë një vëmendje shumë të madhe dhe kjo jo për veprën penale që është ajo e vjedhjes, por për faktin që është grabitur një zyrtar nga kabineti i Ramës. Deri tani thuhet se janë marrë nga kasaforta 120 mijë euro dhe bizhuteri, por pas arrestimit të pastrueses dhe djalit ata duke folur me njeri tjetrin në ambjentet e paraburgimit, kanë zbuluar se kishin fshehur para të tjera në tubin e aspiratorit. Këtu çdo histori që ka të bëjë me para merr shumë vëmendje. Po ka para dhe flori i tejkalon historitë e tjera. Reagimi i parë ishte që bravo se grabiti paratë e një grabitëse taksash, por kjo çështje për mua duhet hetuar në SPAK se përveç kësaj shume, pastrueses i janë gjetur dhe 400 mijë euro të tjera.

Më tej ai theksoi se SPAK nuk duhet ta nënvlerësojë këtë histori, sepse duke i ofruar një status bashkëpunimi Rozetës fare mirë mund të marrë një informacion që se gjen në rrugë të tjera.

Duke hyrë në banesa të personave të rëndësishëm, Rozeta ka parë dhe dëgjuar shumë gjëra. Parë në këtë kontekst çështja është duke u trajtuar si një krim ordiner nga organet e drejtësisë dhe për mua ka dy këndvështrime, njëri është vepra penale që është vjedhja dhe duhet të merret në hetim nga SPAK sepse bashkë me grabitjen bashkohet fakti që janë para të një zyrtareje. Sa i përket reagimit të Ramës, institucioneve u ka plas bomba në dorë. Prandaj këmbëngul që ky hetim të merret nga SPAK, se ato para janë nga korrupsioni.

Artan Hoxha bomba pastruesja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.