Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U kap me 35 kg marijuanë në banesën në Konispol, prokuroria “zbërthen” të dhënat në telefonin e autorit (Video)

22:43 / October 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konispol
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar nga sekuestrimi i 35 kg marijuanë në Konispol, pak javë më parë, ku u arrestuan çifti, Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Prokuroria e Sarandës ka zbuluar të dhëna të reja pas kontrolleve të kryera në telefonin e autorit Lutfi Faslliu (Demçe). Sipas asaj që është zbuluar nga kqyrja e bisedave të tij në rrjetet sociale, është evidentuar qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek.

Eshtë bërë këqyrja e telefonit tip “Samsung” celular që i përket shtetasit Lutfi Faslliu ne dt.07.10.2021, nga ku kanë rezultuar të dhëna me interes për hetimin, konkretisht mesazhe të dërguara në rrjetet e komunikimit në aplikacionet WhatsApp dhe Messenger drejt disa numrave të ndryshëm shqiptarë ose grekë, ku në përmbajtje të bisedave evidentohet qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek. Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari. Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekuestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari.’- thuhet në hetimet e prokurorisë.

35 kg marijuanë u sekuestruan në 6 tetor në një banesë në Konispol, ku u arrestuan çifti Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ata fillimisht u kapen nga policia në vendin e quajtur “Ura e Cukës” duke transportuar dy klandestine egjiptiane, por me pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallashnikov dhe 35 kg marijuane.

banesen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.