Një gjyqtar dëshiron të dijë se si një emigrant i paligjshëm shqiptar, i dëbuar ka qenë në gjendje të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy herë ka marrë dënime me burg për kultivimin e drogës.
Gjykatësi Ray Singh bëri thirrje që Policia të kontaktojë lidhje me Ministrinë e Brendshme për të parë statusin e imigracionit të të pandehurit 41-vjeçar Lefter Hoxha. Ndërkohë që e dënoi me 3 vite heqje lirie për prodhimin e një droge të klasit B.
Gjykatësi tha se Hoxha u arrestua pasi u gjet i fshehur në katin e sipërm në një pronë të veçuar me tre dhoma gjumi në Ferndene Avenue, kur policia hyri me forcë, pasi nuk kishte marrë asnjë përgjigje për trokitjet e tyre, më 17 dhjetor të vitit të kaluar.
Zyrtarët gjetën 95 bimë të pjekura kanabisi që rriteshin nëpër tre dhoma gjumi, të mbështetura nga sisteme të sofistikuara të ngrohjes dhe ndriçimit, ndërsa një numër i fidanëve ishin të vendosura në hapësirën e papafingos.
Policia gjeti edhe 590 £ në pronë. Një ekspert i policisë i drogës vlerësoi se rendimenti i lëndës narkotike mund të kishte një potencial të midis 85,680 dhe 257,040 paund. Kur u intervistua, Hoxha i tha policisë se shkoi në Mbretërinë e Bashkuar rreth një vit më parë, për të shlyer borxhin ndaj kontrabanduesve.