“Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë.
Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa pritet që autopsia të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes.
Faruk Fatih Özer u arrestua më 30 Gusht të vitit 2022 në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqi, ku u ekstradua në Prill vitit 2023.
