Rita Ora u shfaq mahnitëse në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten.
Këngëtarja, 32 vjeçe, mbërriti me një varkë, e veshur kuq e zi. Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa.
Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për performancën e saj me flamurin serb.
Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

