Një 47-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur prej tre ditë nga familjarët e tij, është gjetur sot i pajetë në provincën e Ascolit, Itali.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari ishte larguar nga shtëpia pas një debati me familjarët.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në mëngjes nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile pranë liqenit Gerosa, po ashtu edhe automjeti me të cilin ishte larguar nga banesa.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por policia po heton edhe në pistën e vetëvrasjes.