Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

U lodhën nga pritja, Juventusi braktis Di Marian dhe synon argjentinasin tjetër të PSG-së

23:09 / June 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
di maria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pista “Di Maria” sfumon, ndoshta përfundimisht, të paktën siç raporton “Gazzetta dello Sport”. Edhe pse Juventusi kishte marrë garanci nga menaxherët e tij se brenda fundjavës Angeli do të jepte përgjigjen përfundimtare mbi ofertën e bërë nga bardhezinjtë (7.5 milionë euro neto për 1 vit), mbrëmjen e djeshme duket se dikush në Torino është lodhur së luturi sulmuesin 34-vjeçar argjentinas dhe mbase ka thyer përfundimisht edhe ëndrrën e trajnerit Masimiliano Alegri për ta pasur në skuadër.

Pa dyshim që zyrtarisht nuk ka asnjë reagim nga asnjëra prej palëve konkrete, por prestigjiozja italiane garanton se mosrespekti i treguar nga Di Maria, pas më shumë se një muaji kontakte dhe ripërmirësimi oferte për të, nga ana e “El Fideos” nuk ka ardhur qoftë edhe një sinjal interesimi mbi atë çfarë i ofronin.

Gjithsesi, Juventusi nuk është se është strukur në një cep dhe ka nisur të qajë, përkundrazi, mëngjesin e djeshëm kishte reaguar fuqishëm, duke hapur me leje të PSG-së një tratativë serioze për mikun më të ngushtë te PSG-ja, por edhe jashtë fushës së Di Marias, Leandro Paredesit.

Ky nuk është një emër i ri në radhët e bardhezinjve, pasi ata e kanë kërkuar ndër vite. Edhe Paredes është një dëshirë e Alegrit, pasi mendon se me Pogbanë dhe Lokatelin do të plotësonin njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha në Paris duan ta sakrifikojnë për të ulur humbjet e mëdha. Edhe vetë lojtari ka dhënë OKin për bisedimet, por i vetmi ngërç është rroga. Leandro përfiton 6 milionë euro neto në klubin e Al-Khelaifit, me bardhezinjtë që i kërkojnë të ulen në 5 milionë. Gjithsesi, bisedimet sapo kanë nisur.

Di Maria Juventusi PSG
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.