Sot do të jepet lamtumira e fundit për 6-vjeçaren shqiptare, e cila u mbyt në plazhin e Korinthit në Greqi më 23 gusht. Amelia e vogël do të varroset në Shqipëri.
Ndërsa mësohet se babai i saj nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni, pasi është nën hetim, e për pasojë nuk i lejohet të lëvizë jashtë vendit.
Babai i Amelias akuzohet për ekspozim të të miturës në rrezik.
Ai po procedohet në gjendje të lirët me kushte kufizuese nga drejtësia greke.
Amelia u mbyt në sytë e të atit, teksa ai tentoi të ngjiste në varkë.
