Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

U mendua i vdekur në luftën e Kosovës dhe iu bë ceremonia në Burrel, emërohet gjyqtar në Gjakovë

19:53 / February 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte Prilli i vitit 1999. Më shumë se 3000 kosovarë sistemohen nga autoritetet e kohës në rrethin e Matit, kryesisht në magazinat e Rezervave të Shtetit në Komsi, Pallatin e Sportit dhe konviktin e shkollës së mesme “Pjetër Budi” Burrel.

Mes shumë banorëve të shpërngulur ishte dhe familja e Esat Currit, një burrë i fortë, i zgjuar dhe atdhetar. Dy djemtë e tij Feridi dhe Petriti ishin në frontin e luftës, kundër pushtuesit serb.

“Dikush” i solli familjes Curri lajmin e kobshëm, “dy djemtë e bacës janë vrarë në dyluftimet e zhvilluara në Mazgit”.

10152426 10201934125691004 902772422751029143 n

Dhimbja nuk pushtoi vetëm dy prindërit e Ferid e Petrit Currit, por çdo kosovar që ishte strehuar në Burrel, madje dhe qindra banorë e zyrtarë të Matit.

Drejtuesit e pushtetit lokal dhe miq të familjes Curri organizojnë në oborrin e konviktit ceremoninë mortore të “vdekjes” se Ferid e Petrit Currit.

Esat Curri1

Sipas traditës së Matit një kafe, një cigare për çdo pjesmarrës në ceremoni. Me radhë njerëzit ngushëllonin baca Esatin:

-Të rroni dhe t’i kujtoni dy djemtë!

Dhe baca kryelartë shprehej: – Kanë rënë për lirinë e atdheut dhe jam krenar!

Lufta mbaroi dhe familja Curri u kthye në vendlindje, në Mazgit. Kur mbërriti në trojet e të parëve mësoi lajmin e vërtetë, në luftë kishte rënë Feridi, ndërsa Petrit ishte gjallë.

321706 133103106791654 1193615228 o

Pas luftës familja Curri vijon të mbajë lidhje të forta me matjanët. Vizitat e ndërsjellta vazhdojnë me shumë dashuri dhe mirënjohje.

Pas çlirimit të Kosovës Petriti angazhohet në polici. Ndërkohë sot familjarët japin lajmin e mirë se ai është emëruar gjyqtar, në Gjakovë.

424600775 720211226984410 3309736792556940868 n1234

“Petrit Curri është gjyqtar i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht shërben si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë.  Karriera e tij në drejtësi fillon pas përfundimit të studimeve. Ai është diplomuar në fushën e drejtësisë në vitin 2014 dhe ka pasur rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve të tij. Pas diplomimit, Curri ka vijuar me angazhimin e tij në fushën e drejtësisë dhe ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 2022, tregues i aftësive të tij të thella juridike dhe angazhimit në profesionin e tij. Para se të bëhet një gjyqtar i respektuar, Petrit Curri ka pasur një karrierë të ndritur në policinë e Kosovës”, shkruajnë burime pranë Gjykatës së Gjakovës.

Hasan PASHA

gjyqtare Kosove petrit curri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punime pa leje në “Kodrën e Diellit”, arrestohen inxhinieri dhe punëtori

13:20 / July 18, 2025

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

13:00 / July 18, 2025

Aksioni në Theth, Rama: Ja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët

12:40 / July 18, 2025

“Do vijë dita që do kemi ministër AI”/ Rama: Nuk ka as kushëri për të futur në punë, as interesa

12:20 / July 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.