Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri ka tentuar të hyjë në vendin tonë.
Kjo pasi dëshiron të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Katsifas, i cili u vra nga nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë.
Por Karathanos është ndaluar në kufi.
“Ai ka tentuar të hyjë. Ishte me dy persona, njëri prej tyre është deputet. Shoqëruesi dhe deputeti janë lejuar të futen ndërsa Karathanos jo,”- u shpreh Hoxha.
Ndër të tjera gazetari shtoi se listës me 61 persona nga Greqia që janë shpallur “non grata” në Shqipëri u janë shtuar edhe 15 emra të tjerë.
