Iliri dhe Gilberta kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të “Për’puthen 40+”. Ata vendosën të dilnin bashkë nga programi, dhe më pas zyrtarizuan lidhjen në një festë me njerëzit e tyre më të afërt.
Mirëpo, një muaj pas zyrtarizimit të lidhjes, çifti i dha fund romancës, dhe nuk i kanë kursyer aspak “thumbat” dhe akuzat kundër njëri-tjetrit.
Së fundmi, e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ vetë Gilberta ndau të vërteta e saj në lidhje me historinë.
“Filloi një lloj distance dhe unë nuk e doja. Po e shihja, e lashë të lirë. Nuk i di tamam problemet që ai kishte”, tha ajo, duke shtuar se komunikimi kishte qenë problemi kryesor.
Teksa shihte momente nga intervista e fundit me Ilirin së bashku, ajo u përlot duke pranuar se kishte mall për atë lidhje.
“Mu mbushën edhe pak sytë me lot kur e pashë, sepse të merr malli për gjërat e bukura. Të mungojnë gjërat e bukura. Ishte histori e bukur.” – tha Gilberta e emocionuar.
Megjithatë duket se ajo e konsideron lidhjen, një kapitull të mbyllur, pasi tha se nuk kishte asnjë mundësi pë rikthimz
“Jo, nuk ka dritë jeshile”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”, që gjatë intervistës tregoi se nuk e kishte menduar kurrë fundin.