Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

U ngjit në ballkonin e Kryeministrisë, edhe 80-vjeçari futet në qeli

21:07 / February 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
80
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës ka arrestuar një burrë të moshuar 80 vjeç, i cili ishte pjesëmarrës në protestë, madje guxoi të hipë edhe në skelën e Kryeministrisë. Në pranga ka rënë Ndue Fuga. Ai u bë në njëfarë mënyre “simbol” në rrjetet sociale, për faktin se në atë moshë hipi në majë të skelës.

Fuga u mor në banesën e tij në Fishtë të Lezhës dhe furgoni i policisë e ka sjellë në Tiranë. Ndërkohë, më herët policia ka thënë se ka arrestuar 15 persona, si dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për vepra penale që kanë të bëjnë me prishjen e qetësisë publike dhe shkatërrim të pronës. Mes personave të arrestuar është edhe Florenc Hoxha, një eksponent i njohur i PD-së, i cili ka pasur edhe funksione dikur në Bashkinë e Tiranës, kur kjo ishte në drejtimin e kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Në kërkim janë shpallur 7 shtetas, që dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës së bashkuar, më datë 16 shkurt 2019, kur protestuesit kanë goditur me skela dhe sende të forta dritaret e godinës së Kryeministrisë.   “Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune”, tha policia. Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike”.

Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta vijon jashtë Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë e shishe policinë

11:14 / July 23, 2026

Përshkallëzohet protesta, një polic plagoset pas goditjes me gur

10:09 / July 23, 2026

Nis protesta para Kuvendit, policia blindon zonën para seancës plenare

09:51 / July 23, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.